Ju lutemi, të zbatoni ligjin dhe ti shpjegoni opinionit të gjerë për këtë devijim dhe heshtje perfide! Ministria e Drejtësisë së RMV dhe rrjedhimisht edhe DREJTORIA për mbajtjen e librave të AMZËS, nuk respektojnë Ligjin për EVIDENCËN e amzës në PËRMBAJTJEN e formularëve të: Certifikatës të lindjes, kurorës dhe certifikatës së vdekjes.
Drejtoria në fjalë është e themeluar në pajtim me Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për evidencën e amzës në vitin 2008 (,,Gazeta zyrtare e RM, nr.98/2008), zbatimi ka filluar më 1 janar 2009. Ndërkaq Ligji për evidencën e amzës është sjellur në vitin 1995 (,,Gazeta zyrtare e RM, nr8/1995) dhe me disa ndryshime dhe plotësime me atë të fundit në vitin 2016 (,,Gazeta zyrtare e RM, nr.27/2016. Dhe me këtë këta kompetenca kaluan nga MPB tek ministria e Drejtësisë, me themelimin e drejtorisë si organ në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Ju lutemi ,,FORMULARËT që lëshohen për qytetarët dhe ajo oficiale që është e publikuar në faqen zyrtare të Drejtorisë nuk janë të botuara në PAJTIM ME LIGJIN në fuqi, në KUPTIM TË NENIT 4 paragrafi 2 të Ligjit material. Përkatësisht INSTITUCIONALISHT shteti ka devijuar ligjin për mos evidentimin e PËRKATËSISË ETNIKE në përmbajtjen e formularit të CERTIFIKATAVE të lartshënuara të cilat trajtohen si DOKUMENTE PUBLIKE për nevojat e qytetarit dhe organeve shtetërore. PRA FORMULARËT NUK KAN GRAFËN PËR PËRKATËSINË ETNIKE. E kjo është DETYRIM zyrtar sepse në certifikatë organi është i obliguar të evidentojë të dhënat që janë të evidentuara në librin amzë. Zatën në nenin 1-a të Ndryshimit dhe Plotësimit të ligjit thuhet cit..
-(1. “Certifikatë nga libri i amzës” – paraqet dokument publik i cili jepet në formular të përcaktuar në bazë të të dhënave nga librat e amzës.) Kjo të shton dilemën (nuk jam në dijeni) se a thua vallë edhe gjatë botimit të regjistrave (dhe në sistemin elektronik) është shmangur grafa e përkatësisë nacionale (bashkësisë etnike) në kundërshtim me ligjin edhe në LIBRAT E AMZËS !?
Kjo rrëshqitje me prapavijë nuk ka ndodhur as në Republikën Socialiste të Maqedonisë madje nga viti 1973 në ish- RSFJ. Me këtë qasje të shkurtër në këtë format, REAGOJ me indinjatë deri tek Ministri dhe zv/ministri i Drejtësisë si dhe tek (Drejtorati në cilësi të personit juridik), të zbatojnë ligjin dhe ti shpjegojnë OPINIONIT se PSE me vite ndodhë ky devijim dhe heshtje perfide. (Qenan Aliu)
Maqedoni Aliu: As në socializëm evidenca e amzës nuk ka qenë më përjashtuese!