Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë qytetarët me rastin e ndërrimit të viteve, duke reflektuar mbi sfidat e vitit 2025 dhe pritshmëritë për vitin 2026.
Në mesazhin e tij, Ahmeti thekson se viti që po lëmë pas ka qenë një periudhë me përballje të mëdha, por edhe me reflektim të thellë për rrugën e përbashkët drejt një të ardhmeje më të drejtë.
“Gjatë vitit 2025 pamë përpjekje serioze për të vënë në pikëpyetje arritjet e shqiptarëve të dy dekadave të fundit, gjuhën shqipe, të drejtën për vetë-identifikim dhe përfaqësimin e drejtë e dinjitoz,” thuhet në mesazhin e Ahmetit.
Ai vlerëson se pavarësisht këtyre sfidave, qytetarët dëshmuan unitet dhe vendosmëri, duke hyrë në vitin 2026 më të fortë dhe më të organizuar.
“Në vitin 2026 hyjmë me vizion të qartë për një shtet evropian, të barabartë dhe të përparuar për të gjithë qytetarët,” thekson Ahmeti, duke shtuar se beteja për barazi, zhvillim dhe demokraci reale do të vazhdojë.
Në fund të mesazhit, kreu i BDI-së u uron qytetarëve shëndet, paqe dhe suksese, duke shprehur shpresën që viti i ri të jetë vit i drejtësisë, solidaritetit dhe shpresës së re.
“Gëzuar Vitin e Ri 2026!”, përfundon mesazhi.
Të dashur qytetarë,





