Kur dështoi me zgjidhjen ligjore për zgjidhjen e statusit të UÇK-së dhe me implementimin e shtyllave të rëndësishme të Marrëveshjes së Ohrit, Ali Ahmeti filloi të shitet si strateg i anëtarësimit të vendin në NATO dhe BE. Ali Ahmeti konsiderohet si aktor i mirë në politikë, prandaj edhe rolin e strategut të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO filloi ta luajë mirë para opinionit. Mirëpo këtë rol ai e demaskoi vetë në një intervistë në Alsat M, kur e pranoi se për çështjen e emrit, si çështje kryesore për anëtarësim në NATO dhe BE ka kuptuar tek në vitin 2004. Që atëherë ai e dëmtoi mjaft besimin te opinioni shqiptar.