Ali Ahmeti përkujton 143 vjetorin e lidhjes së Prizrenit

Me rastin e 143 vjetorit të lidhjes së Prizrenit, kreu i Integristëve Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook e përshkruan si një ndër lidhjet që i’u hapi rrugët shqiptarëve në miqësinë mes Europës dhe SHBA-ve.

“Lidhja e Prizrenit ishte rruga më e drejtë dhe më e mirë e shqiptarëve drejt krijimit të miqësisë me Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vepra e themeluesve të Lidhjes Shqiptare dje, sot e përgjithmonë do frymojë mes nesh.

Lidhja është frymëzim për gjithë ne” ka shkruar Ahmeti.