Kryesuesi i listës për këshilltarë në Tetovë nga radhët e VLEN-it, Albi Qamili, ka reaguar ndaj deklaratave të Ali Ahmetit, i cili në tubimin përmbyllës në Tetovë vazhdoi të ofendojë shqiptarët.
Qamili në reagim thotë se “Tetova ka pensionuar shumë politikanë mosmirënjohës, ndërsa tani radhën e ka Ali Ahmeti”.
“Ali Ahmeti përsëri i ofendon rëndë tetovarët.
Pasi i shau nënat tetovare që e ushqyen me bukë, sonte u kthye në mes të Tetovës për t’ua sharë tetovarëve edhe kryetarin e Komunës. Por, Ahmeti dhe gjithë ata që i shkojnë pas, do ta marrin përgjigjen e tetovarëve në kutitë e votimit ditën e diel”.
“Tetova ka pensionuar shumë politikanë mosmirënjohës. Tani si duket e ka radhën ai që për dy dekada e vodhi dhe e nëpërkëmbi Tetovën”, ka shkruar Qamili.
Ndryshe, Ahmeti gjatë gjithë fushatës për zgjedhjet lokale ka përdorur fjalor të rëndë dhe ofendues në drejtim të politikanëve shqiptarë, pjesë të koalicionit VLEN.