Ali Ahmeti nuk dyshohet nga Gjykata Speciale për vrasje të serbëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është ftuar në cilësinë e dëshmitarit nga Gjykata Speciale.

Gazeta Online Insajderi merr vesh se Ahmeti është thirrur kohë më parë – madje edhe para zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut.

Por, sipas të njëjtit burim, Ahmeti ka refuzuar të udhëtojë gjatë fushatës dhe ka dashur të shtyjë deri pas ditës së zgjedhjeve.

Tani, kur zgjedhjet kanë kaluar, pritet që të niset për në Hagë ku do të intervistohet në Zyrën e Prokurorisë së Specializuar.

Ahmeti, që njihet si një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po ftohet në cilësinë e dëshmitarit, por nuk mund të konfirmohet nëse dëshmia e tij ka të bëjë me rastin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, apo jo.

Vetë Ahmeti e ka konfirmuar marjen e ftesës, por siç meret vesh ai nuk dyshohet nga Gjykata Speciale për vrasje të serbëve.

“Të nderuar qytetarë,

sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive, vendore dhe ndërkombëtare, janë synim dhe detyrim i imi i përhershëm në të gjithë veprimtarinë time.

Andaj, ju njoftoj që Dhomat e specializuara të Republikës së Kosovës, gjegjësisht prokuroria speciale e Kosovës, si një nga themeluesit e UÇK dhe anëtar i shtabit të përgjithshëm, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe pa hamendje kam pranuar ftesën si dhe kam vendosur kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë.

Gjithëmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar qiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit”, njoftoi Ahmeti, duke konfirmuar se do të udhëtojë në Hagë.