Lideri Ali Ahmeti, mbajti një fjalim të fuqishëm në tubimin e organizuar nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në komunën e Çairit, ku shprehu mbështetjen e plotë për kandidatin Bujar Osmani dhe njëherazi dërgoi një mesazh të qartë për qytetarët e zhgënjyer.
“Bujarit i ka rënë një barrë shumë e rëndë, të bëjë ndryshimin e ndryshimit të rrejshëm. Nuk është e lehtë.”, deklaroi Ahmeti, duke vlerësuar kurajon dhe përkushtimin e Osmanit për të rikthyer shpresën te qytetarët, njofton TS.
Ai tha se në takimet me njerëzit ka ndjerë zhgënjimin e thellë të atyre që dikur votuan për “ndryshim”, por morën si shpërblim “poshtërim”.
“Votuam për ndryshim dhe morëm poshtërim. U zhgënjyen njerëzit, por jo deri në fund. Prandaj unë, Ali Ahmeti, i ftoj të gjithë ata që besuan, që shpresuan, që u mashtruan të mos dorëzohen.”, theksoi Ali Ahmeti.
Ahmeti theksoi se më 19 tetor është momenti i duhur për t’u rikthyer në rrugën e dinjitetit dhe zhvillimit, duke votuar për Çairin që e meriton populli shqiptar.
“Ky nuk është vetëm një qytet është një qendër kulturore, arsimore, me universitet, me histori. Dhe kush mund ta bëjë më mirë Çairin evropian, nëse jo Bujar Osmani?” përfundoi Ahmeti.
Tubimi i AKI-së në Çair u vlerësua si një ndër më të mëdhenjtë e mbajtur në këtë komunë gjatë fushatës, me një pjesëmarrje masive dhe atmosferë ku entuziaste për ndryshimin e vërtetë./TS