Ali Ahmeti dhe “Boki 13” kanë një shok të përbashkët?!

Afera “Reket” në Maqedoninë e Veriut mund të marrë një dimension edhe më të zgjeruar, pasi është zbuluar që protagonisti kryesor i kësaj afere Bojan Jovanovski i njohur me shkurtesën “Boki 13”, ka një mik të përbashkët me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.
Gazeta e cila ka shkruar gjerë e gjatë për aferën që dridhi qeverinë e fqiut tonë lindor, pasi dyshohet që të involvuar janë edhe fytyra të njohura të politikës, duke sjellur zbulimin ekskluziv për mikun e përbashkët të Ahmetit dhe Boki Trediçit, parashtron dilemën nëse ka pasur edhe takime direkte mes tyre, të organizuara përmes mikut të përbashkët. Kjo gazetë nuk precizon nëse miku i tyre i përbashkët është nga Maqedonia e Veriut, apo nga ndonjë vend tjetër.
Kjo gazetë rikujton se Ahmeti hyri në politik si udhëheqës i guerilëve shqiptarë, të cilët në vitin 2001 luftuan kundër forcave maqedonase të sigurisë. Ai shpeshherë është akuzuar nga oponentët se ka keqpërdorë luftën për pasurim personal dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Mediumet maqedonase kanë shkruar herë pas here se pjesë të pasurisë ata kanë investuar në vendin tonë, pikërisht te Gjiri i Lalzit.