Ali Ahmeti: Deklarata e Taravarit mbi shëndetin tim, e pa matur (VIDEO)

Nuk i ka hije një politikani e aq më pak një mjeku siç është Taravari të merret me gjëra të tilla, përkatësisht të dal në publik dhe të flet për gjendjen time shëndetësore. Ai nuk ka nevojë të shqetësohet për mua pasi që në BDI çerekun e kam mjek. Kështu është shprehur kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në emisionin ClickPlus përball gazetarit Fatmir Aliu.

“Unë vetë nuk e kam dëgjuar, unë gati çerekun e kryesisë së partisë i kam mjek, ata ishin mërzitur fort. Nuk e kam mjek z. Taravari. Njerëzit e mi reaguan, ai paska me atë deklaratë paska shkelur edhe betimin e Hipokratit. Nuk është mirë të merret me gjëra të tilla”, ka deklaruar Ahmeti.