Ali Ahmeti apo Albin Kurti?, debat i kot i analistëve në studion T7

Shkruan: Sulejman Mehazi

(Krahasimi i logjikshëm do ishte: Ali Ahmeti apo Hashim Thaçi, Albin Kurti apo Ibrahim Rugova)

Gjatë debatit të analistëve në studiuon T7 gjatë bisedave polemizuese për moslejimin e Albin Kurtit për deputet, muhabeti doli nga Kurti te Ali Ahmeti, të cilët bënin krahasime, Albin Kurti apo Ali Ahmeti?!

I pari që bëri këtë krahasim të Albin Kurtit me Ali Ahmetin ishte profesori i vyer dhe analisti i mirënjohur, Blerim Latifi, i cili tha se “Albin Kurti duhet të ndjekë shembullin e Ali Ahmetit, i cili pas luftës se vitit 2001 për shkak se ishte i dënuar nuk garoi për deputet në Parlamentin e Maqedonisë”

Mendojmë se ky krahasim i moslejimit të Albin Kurtit për deputet nga ana e KQZ-së nuk mba, për shkak se Ali Ahmeti vullnetarisht nuk doli deputet e jo se ia ndalonte ligji, nëse KQZ-ja do ia ndalonte kandidaturën për deputet Ali Ahmetit atëherë KQZ-ja e Maqedonisë do ua ndalonte të bëheshin deputet edhe Hazbi Lika, Talat Xhaferi, Komandat Shpati, Komandat Mësuesi, Xhevat Ademi e të tjerë.
Polemikat tjera ishin humbje kohe sa për të folur diçka, analistët ishin tubuar për mos lejimin e Kurtit për deputet e dolën te Ali Ahmeti.
Është e palogjikshme të krahasohet Albin Kurti me Ali Ametin, për shkak se Ali Ahmet pas luftës së 2001 bën luftë politike me partitë maqedonase për avansimin e shqiptarëve, kurse në Kosovë pas luftës e çlirimit nga Serbia bëhet luftë se cila parti shqiptare do hyjë në pushtet për të zhvatur Kosovën.

– Ish-elita e UÇK-së së Kosovës të akuzuar për krime lufte në Hagë, kurse ish-elita e UÇK-së së Maqedonisë që njëzet vjet në krye të politikës së RMV-së.
– Ali Ahmeti luftarakisht i mundi maqedonasit më 2001, pas 2002 e deri më sot bën luftë politike për t’ua marrë pushtetin maqedonasve.
Kështu që krahasimi i Albin Kurtit me Ali Ahmetin është i gabuar, krahasimi i logjikshëm e i barabartë do ishte sikur Ali Ahmeti të krahasohej me Hashim Thaçin, kurse Albin Kurti me Ibrahim Rugovën?!