Alemda Abazi publikon momentet e para pas lindjes së vajzës

Disa ditë më parë Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë bërë prindër për herë të dytë, shkruan lajmi.net.

Me anë të një postimi në Instagram, Almeda ka bërë të ditur lajmin për ardhjen të vajzës në jetë.

Almeda së fundi ka shpërndarë një imazh nga momentet e para pas lindjes së vajzës, ku shihen çifti i lumtur teksa e shikojnë me plot emocion vogëlushen.

 

Bukuroshja shqiptare disa ditë më parë gjithashtu ka falënderuar të gjithë ata që i dërguan dhurata për lindjen e Alinës.