Aleatët e NATO-s nënshkruajnë protokollin e anëtarësimit për Finlandën dhe Suedinë

30 aleatët e NATO-s nënshkruan ditën e sotme protokollin e anëtarësimit për Finlandën dhe Suedinë duke i lejuar të bashkohen me aleancën Euroatlantike sapo parlamentet aleate të ratifikojnë vendimin, shkruan skynews.

Vendimi, i cili është zgjerimi më i rëndësishëm i aleancës që nga mesi i viteve 1990, do të thotë që Helsinki dhe Stokholmi mund të marrin pjesë në takimet e NATO-s dhe të kenë akses në inteligjencë.

Megjithatë, ata nuk do të mbrohen nga klauzola e mbrojtjes e NATO-s se një sulm ndaj një aleati është një sulm kundër të gjithëve deri në ratifikimin – që ka të ngjarë të zgjasë deri në një vit.

“Ky është me të vërtetë një moment historik”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, së bashku me ministrat e jashtëm të të dy vendeve.

“Me 32 kombe rreth tryezës, ne do të jemi edhe më të fortë.”

“Faleminderit për mbështetjen tuaj! Tani fillon procesi i ratifikimit nga secili prej aleatëve. “Mezi pres të punojmë së bashku për të garantuar sigurinë tonë kolektive,” tha në një deklaratë, Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde.