Aleanca për Shqiptarët: Mërgimtarët maltretohen, Ali Ahmeti shëtitet i lirë për të bë propagandë, të çelen menjëherë kufijtë!

Jemi sot këtu për të tërhequr vëmendjen e institucioneve shtetërore dhe të opinionit tek masat restriktive dhe përjashtuese që kjo qeveri teknike ka vendosur për qytetarët tanë, të cilët për të hyrë në Maqedoninë e Veriut përveç testit PCR si dëshmi që nuk janë të infektuar me virusin Corona, padrejtësisht obligohen që të qëndrojnë në vetizolim për 14 ditë.
Mërgimtarët tanë të cilët bëjnë mijëra kilometra për të ardhur në pushime tek familjet e tyre e të cilët mbajnë gjallë ekonominë tonë nuk e meritojnë këtë trajtim, prandaj, duke e parë që qeveria ende nuk e ka dalur me vendim ndaj kërkesës sonë, përsëri kërkojmë që urgjentisht të hiqet masa absurde e vet-izolimit 14 ditorë në mënyrë që edhe bashkëatdhetarët tanë të mundë të kthehen në vendlindjen e tyre.

Derisa mijëra qytetarëve tanë ju ndalohet lëvizja e lirë dhe detyrohen që të qëndrojnë në karantinë 14 ditore pa mos pas mundësi të vizitojnë familjarët e tyre në ditët e tyre të numëruar, Ali Ahmeti lëviz lirshëm jashtë shtetit duke realizuar intervista për propaganda politike, bile edhe duke mos respektuar rekomandimet për distancë.
Prandaj, sot, kërkojmë nga KJO qeveri në ikje që pa mos e vonuar më shumë, urgjentisht të hiqet masa e izolimit 14 ditorë për mërgatën tonë, ndërkaq institucioneve të shtetit përgjegjëse për ndjekje të protokolleve, JU bëjmë pyetje publike se a është vendosur edhe Ali Ahmeti në izolim pas hyrjes në shtet dhe a do me thënë kjo që që ligjet dhe rekomandimet e qeverisë vlejnë vetëm për një shtresë të popullatës e jo për politikanët tonë.