Aleanca-Alternativa: Nesër do të protestojmë me flamuj kuq e zi!

Koalicioni “Tash është koha” ka njoftuar për rrjedhën e marshit protestues që do të mbahen nesër para selisë së delegacionit të BE-së në Shkup.

“Një vend i cili po i fillon negociatat për të qenë anëtar i BE-së nuk guxon të lejojë që një pjesë e qytetarëve të vendit të privohen nga e drejta për të zgjedhur dhe për të qenë të zgjedhur që është e drejta elementare njerëzore dhe politike në BE. Simbolet e këtij marshi do të jenë vetëm flamurët partiak dhe flamuri kombëtar shqiptar, ndërsa sloganet do të jenë të lidhura vetëm për mbrojtjen e demokracisë. Çdo simbol tjetër që shpreh fobie, urrejtje ose fyerje nga kushdo qoftë është në kundërshtim me marshin. Marshi do të fillojë në orën 19.00”, deklaroi Nurxhan Asanovska, zëdhënëse e Shtabit qendror, raporton SHENJA.

Ajo tha se organizatorët janë kujdesur edhe për numrin e pjesëmarrësve për shkak pandemisë.

“Ju bëjmë thirrje të gjithaq qytetarëve duke i respektuar masat e sipërpërmendura të bashkohen këtij marshi që në mënyrë simbolike të bëhen pjesë në demokratizimin e shoqërisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut”, shtoi ajo.