Albumi i ri i Bebe Rexhës bëhet i pesti më i dëgjuari në botë aktualisht

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar ditë më parë albumin e saj të tretë në karrierë, të vetëttiulluar “Bebe”.

Albumi përmban gjithsej 12 këngë, tri prej të cilave janë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare si: David Guetta, Snoop Dogg dhe Dolly Parton.

Menjëherë pasi ka dalë në shitje, albumi i artistes shqiptaro-amerikane ka filluar të ngjitet lart në top listat ndërkombëtare të muzikës.

Lista e këngëve të albumit “Bebe” nga Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Aktualisht ai renditet si albumi i pestë më i shitur në nivel global, sipas matësit të platformës muzikore iTunes.

E lumtur për suksesin, 33-vjeçarja ndau me ndjekësit në Twitter një njoftim të këtij suksesi, duke qenë falënderues ndaj të gjithë atyre që po e mbështesin albumin e saj të ri.

 

“Bebe” iu pason dy albumeve të mëparshme në karrierën e Bebe Rexhës, “Better Mistakes” në vitin 2021 dhe “Expectations” në vitin 2018. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)