“Albini nuk ka shkuar atje për me i ngulë thikat mbi harta”/ Vjen një kundërpërgjigje për Kimete Berishën pas kritikave ndaj kryeministrit

Publicisti dhe veprimtari shqiptar që jeton në SHBA prof. Binak Maxharraj, i është kundërpërgjigjur gazetares Kimete Berisha, e cila në një shkrim të sajin ka dhënë kritika për vizitën e Kurtit në SHBA, shkruan “Bota sot”.

Derisa Berisha ka shkruar se Kurti në SHBA po bën fushatë me para të shtetit, Maxharraj i është kundërpërgjigjur duke i thënë se kryeministri nuk ka shkuar në SHBA për t`i ngulur thikat mbi harta sikurse paraardhësit e tij.

Kështu, prosefori ia rikujtoi Berishës se kryeministri Kurti po bën investime milionëshe në Amerikë në dobi të Kosovës.

Postimi i plotë:

Kimete Berishën e paska marrë malli fort për Albinin, u bënë 3 javë pa Albin Kurtin.

Ajo po thotë se kryeministri Albin Kurti po bënë fushatë politike ne Amerikë me para të shtetit.

Por Albini nuk ka shkuar atje për me i ngulë thikat në hartat e Kosovës sepse atje nuk janë me shokët pro-serb te Thaçit si Palameri, Joe Baltoni dhe Richardl Grenelli.

Jo Kimete pasi i nënshkroi disa kontrata milionshe në dobi për Kosovën, Albini nuk po i shpenzon parat e shtetit, por veç ato “para” të cilat gjoja i paska “vjedhë” se bashku me Hashim Thaçin, Ramush Harajdinaj, Isa Mustafën, Fatmirë Limën e shumë të tjerë milionera.