Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi, po kalon momente të vështira pas ndarjes nga jeta të vjehrrit të saj, Milazim Vataj.
Lajmin e trishtë e ka ndarë vetë Albina përmes një postimi prekës në rrjete sociale, ku ka shprehur dhimbjen dhe respektin e thellë për figurën e tij.
“Sot u nda nga jeta vjehrri im, Milazim Vataj, një njeri i rrallë që i dha shumë vendit dhe familjes së tij. Ushtar i përkushtuar që jetoi me nder, me zemër të madhe dhe me shpirt sakrifice. Do të kujtojmë gjithmonë buzëqeshjen e tij, fjalët e urta dhe krenarinë me të cilën përballonte çdo sfidë.
Prehu në paqe babë, kujtimi yt do të jetojë përjetë në zemrat tona”, – ka shkruar Albina. 🤍





