ShowBiz Albina Kelmendi konfirmon lidhjen me biznesmenin shqiptar, thotë se janë të gatshëm...

Albina Kelmendi konfirmon lidhjen me biznesmenin shqiptar, thotë se janë të gatshëm të përballen me paragjykimet që po iu bëhen

Pak ditë më parë u tha se këngëtarja e njohur nga Peja, Albina Kelmendi ka nisur një lidhje dashurie me biznesmenin shqiptar, Valon Vataj dhe këtë e ka konfirmuar vet ajo.

Albina për Prive ka pranuar se prej kohësh është duke shijuar romancën me biznesmenin, ndërsa ka thënë se asnjëherë nuk e ka fshehur këtë, por ka dashur ta mbaj larg syrit të medieve jetën e saj private, ndërsa thotë se janë bërë gati për paragjykimet që po iu bëhen.

“Unë nuk e kam mbajtur lidhjen fshehtë por nuk kam dashur të bëjë asgjë publike në rrjete sociale. Përderisa ndihem mirë dhe jemi të lumtur e kemi bërë lidhjen publike me qenë rehat për vete. Ne jemi bërë gati të përballemi me paragjykimet që po na bëhen, por në fund, për neve ka rëndësi mbështetja e dy familjeve tona dhe dashamirëve tanë dhe jo fjalët e njerëzve që nuk na njohin e na paragjykojnë, sepse në fund të fundi askush nuk e di jetën time apo të Valonit”, ka thënë Albina

Foto: Albina Kelmendi/Instagram

“Famën e kam ndërtuar me punë e përkushtim së bashku me familjen time, kurse lidhjen do mundohem ta mbajë larg syrit të mediave sepse është diçka personale e imja”, ka shtuar tutje këngëtarja.

Foto: Valon Vataj/Instagram

Albina ditëlindjen e 24-të e ka festuar së bashku me partnerin e saj në New York, nga ku ai edhe i bëri një urim në rrjetet sociale, për të zbuluar kështu lidhjen e tyre, të cilën po e shijojnë prej kohësh.

Në anën tjetër Vataj më parë ishte i martuar dhe është baba i dy fëmijëve.