Albin Kurti vizitoi prindët e Arbnor e Astrit Deharit, si dhe babain e Arben Xheladinit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëpunëtori i afërt, Liburn Aliu, ka vizituar Avni e Xhemile Deharin, prindërit e Arbnorit dhe Astritit, si dhe Shaban Xheladinin, babain e Arben Xheladinit të vrarë nga UNIMK-u në vitin 2007.
“Me Liburnin, te Shaban Xheladini dhe Avni e Xhemile Dehari. Në natën e tretë të Vitit të Ri 2021 i gëzohemi fitoreve e sukseseve që i kemi përpara, por edhe i kujtojmë me mall e dashuri Arbenin e Monin, Arbnorin e Astritin”, ka shkruar Kurti duke postuar fotografi nga vizitat e realizuara.