Albin Kurti për masakrën e Srebrenicës: Çka ndodhi atje janë skena ferri

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka përkujtuar 25 vjetorin e masakrës së Srebrenicë.

Ai përmes një statusi në Facebook ka deklaruar se ajo çka kishte ndodhur në Srebrenicë ishte një gjenoci dhe provat e paraqitura nga në Tribunalin e Hagës, tregojnë mijëra burra të ekzekutuar e të varrosur në varr masiv, qindra burra e gra të gjymtuar e masakruar, transmeton Insajderi.org

“Provat e paraqitura nga Prokurori përshkruajnë skena dhe egërsi të paimagjinueshme: mijëra burra të ekzekutuar e të varrosur në varr masiv, qindra burra të varrosur për së gjalli, gra e burra të gjymtuar e të masakruar, fëmijë të vrarë para syve të nënave të tyre, një gjysh që u detyrua të hajë mëlçinë e nipit të tij. Këto janë me të vërtetë skena nga ferri, të shkruara në faqet më të errëta të historisë njerëzore”. Kjo është fjala e Fouad Riad – Gjyqtar në Tribunalin e Hagës me rastin e konfirmimit të aktakuzës ndaj Mladic dhe Karadzic për Srebrenicën në nëntor 1995”, ka shkruar Kurti në Facebook.