Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është duke marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku do të diskutohet për pandeminë COVID-19 dhe sigurimin e vaksinave.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, më parë i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurtit dhe ministrit të Vitisë që të jenë të pranishëm në seancë.
Ministri Vitia ka mbërritur mëherët në seancë, ndërsa, nuk dihet nëse Kurti do t’i bashkohet seancës më vonë.