Albin Kurti: Ka pasur tentim për puç në Kosovë, do të publikohen transkriptet!

Kryeministri kosovar Albin Kurti, duke i replikuar deputetit të LDK-së Arben Gashi, tha se ka pasur tentim për puç në Kosovë dhe se për këtë ekzistojnë edhe transkripte.
“Do të publikohen transkriptet e Këshillit të Sigurisë dhe do të shihni se ka paasur tentim për puç”, siguroi Kurti.
Ai tha se qëllimi i Serbisë është të mos ketë reciprocitet, e jo taksë.
Paraprakisht, Kurti tha se qëllimi i këtij mocioni është që populli dhe shteti të mbetet pa qeverinë që e ka votuar.
Të mbetet pa qeveri që ka program punësimi dhe të mbetet populli kosovar pa qeveri mu në mesin e pandemisë, në mënyrë që është shembull jo vetëm për rajonin.

Motori i këtij mocioni nuk ka të bëjë me ministrin, as me tërheqjen e trupave të SHBA-së, por është i nxitur nga marrëveshja për shkëmbim të territoreve.

Kurti tha se Hashim Thaçi në takimin e përbashkët që kanë pasur haptazi i ka thënë që ta heqë taksën për produktet serbe “të shkojmë bashkë në Uashington, ta bëjmë marrëveshjen dhe ta heqim qafe përgjithmonë Serbinë”.
Deri sa unë jam kryeministër, territori i Kosovës nuk ndahet as me marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, as në Shtëpinë e Kuqe, e as në Shtëpinë e gjelbër, tha Kurti.