Albares konfirmon se kosovarët s’mund të udhëtojnë në Spanjë: S’e njohim Kosovën, s’ia njohim pasaportën

Shefi i diplomacisë spanjolle, Jose Manuel Albares ka konfirmuar deklarimin e bërë nga Brukseli se Spanja është i vetmi vend ku kosovarët s’do të mund të lëvizin lirshëm edhe përkundër liberalizimit të vizave.

Albares pas takimit që ka pasur me shefen e diplomacisë gjermane të premten në Berlin, ka thënë se Spanja ka politikën e saj mos-njohëse ndaj Kosovës dhe kjo gjë përfshinë edhe mosnjohjen e pasaportave, shkruan “ara.cat”.

“Spanja ka politikën e saj mos-njohëse ndaj Kosovës dhe kjo përfshinë edhe mosnjohjen e pasaportës kosovare, sic e kemi bërë në mënyrë konstante deri tani”, ka thënë Albares.

Pas një pritje disa vjecare, kosovarët nga 1 janari 2024 do të mund të lëvizin pa viza në të gjitha shtetet e tjera të Bashkimit Evropian.