Alban Skënderaj ka publikuar një video, me të cilën tregon shumë trofe që ka në shtëpi.

Kantautori Alban Skënderaj njihet për projekte të shumta muzikore, të cilat rezultuan shumë të suksesshme, shkruan lajmi.net.
Ai mori pjesë në shumë festivale, në të cilat asnjëherë nuk është kthyer duarbosh, madje numëron shumë çmime që ka marrë ndër vite.
Albani ka publikuar një video, në të cilën tregon nga afër trofetë që ka në shtëpi, duke thënë se ndjehet krenar për arritjet dhe artin që ia ofron vendit.
Ai po ashtu falënderon fansat për mbështetjen që ia kanë dhënë që prej ditës së parë kur është ngjitur në skenë.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I ALBANIT, PA NDËRHYRJE:
“Gjithmone mundohem ne jete te jem modest e flas midis punes time ndaj dhe kete video nuk e bera per tu lavderuar por ne nje cast nostalgjie. Nga komplekset qe vijne bashke me modestine e tepruar i kam mbajtur gjate ne vite neper kuti duke i injoruar e pa ju dhene shume rendesi. Tani qe i nxorra ne drite dhe shplurosa pjesen me te madhe nga pluhuri i kohes duhet te pranoj qe me japin nje ndjesi te mire e me bejne te ndihem krenar per arritjet dhe per artin qe jam munduar t’i ofroj vendit tim. Dihet tashme qe me shume e shkuara fiton hapsire ne jeten tende e me shume behesh i ndjeshem ndaj detajeve qe e perfaqesojne. Une luftoj me veten te fokusohem vetem tek e tashmja por secili prej ketyre cmimeve perfaqeson nje te tashme te dikurshme, nje emocion, nje kujtim dhe patjeter ore e ore, dite e nete pune dhe dedikim. Shqiperi, Kosove e kudo ku ka shqiptare faleminderit qe me keni mundesuar kete udhetim fantastik i cili patjeter ka patur e do kete uljet e ngritjet e veta por me e rendesishmja eshte te jemi bashke deri ne fund!”.