Alban Skënderaj dhe Ada vijnë me këngën e re “Ama”

Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Alban Skënderaj, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

Ai këtë herë ka bashkuar forcat me artisten Ada, në një këngë verore me plot ritëm.

“Ama” titullohet bashkëpunimi i tyre, i cili është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vet Skënderaj dhe Elinel me melodi Adës dhe Elgit Dodës.

Producimi ndërkaq është bërë në studion e producentit të njohur, Cricket.

Foto: Screenshot/YouTube

Dyshja vijnë të mahnitshëm edhe në videoklip, siç njihen tashmë edhe për stilin e mënyrën të të interpretuarit.

Klipi vlen të ceket se u realizua nga FullMoon Production që tani ndodhet edhe në YouTube.