Alban Skendaraj uron Pavarësinë me një foto krah Capital T

Alban Skenderaj ka vizituar kryeqytetin e Kosovës, në ditën e Pavarësisë së këtij shteti.

Këngëtari është takuar me kolegun e tij Capital T me të cilin kishin më parë edhe një bashkëpunim, Albani krah Trimit uroi Kosovën për 12 vjetorin e pavarësisë.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë e dashur Kosovë” ka shkruar Albani pranë fotos së publikuar.