Alba thotë se Limi do të jetë fitues i Big Brother VIP Kosova 4

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka deklaruar se sipas saj, fitues i këtij edicioni do të jetë Lim Hoti.

Deklarata u bë gjatë një bisede në dhomën e ndejës, ku ishin të pranishëm edhe banorët Labi, Limi dhe Elijona.

Alba shprehu bindjen e saj duke theksuar se Limi ka cilësitë dhe strategjinë e nevojshme për të triumfuar në këtë edicion.

 Foto: Instagram

Ndërkohë, Hoti kishte një mendim tjetër për fituesin, duke sugjeruar se sipas tij, fitues mund të jenë Alba ose Labinot Rexha.

Futja e Limit në shtëpi duket se ka ndryshuar dinamiken e brendshme të lojës dhe po shton rivalitet dhe strategji të reja midis banorëve.

 Foto: Instagram

Limi u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend të premten e shkuar.

Për të gjithë njihet si ish-partneri i Albës, e që ka pasur një lidhje edhe me Bia Khalifën. /Telegrafi/