Alaudini, Yllka e Liberta për pushime në ishullin e milionerëve

Alaudin Hamiti me të shoqen Yllken, tashmë e njohur edhe si producentja ekzekutive e “Big Brother VIP Kosova” dhe prezantuesja e producentja e “Prive”-së, Liberta Spahiu, ndajnë shoqëri të ngushtë prej vitesh.

Treshja punojnë dhe shëtisin bashkë, e një pjesë nga udhëtimet i publikojmë edhe në rrjete sociale.

Alaudini me familje dhe Liberta, këtë herë po i shijojnë disa ditë pushimi në ishullin e famshëm grek, Mikonos, shkruan “Kosovarja”.

Vitet e fundit Mikonos është adresë pushimesh për shumë nga VIP-at dhe të pasurit e botës. Ndryshe, njihet edhe si “mbretëresha e natës”, ndonëse është gjithashtu një vend i mrekullueshëm për fëmijët.