Alarmon biznesi në Maqedoninë e Veriut, nuk ka punëtorë

Kreu i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore, Mendi Qyra si komunitet i biznesit, prioritet e kanë zgjidhjen e problemit me mungesën e fuqisë punëtore, përcjell TV21. Qyra tha se biznesi po pëson nga mungesa e punëtorëve.

“Një ndër prioritetet, të cilët mendojmë se është alarm për momentin, është fuqia punëtore. Fuqia punëtore e cila çdo ditë në Republikën e Maqedonisë së Veriut po zbrazet nga të rinjtë, kështu që pëson biznesi”, tha mes tjerash Qyra.

Nga OEMVP thonë se kërkojnë nga Qeveria që të liberalizojë tregun e fuqisë punëtore.

“Kërkojmë eliminimin e barrierave që pengojnë marrjen e fuqisë punëtore, këtu kemi të bëjmë me kuotat. Të rriten kuotat për importimin e fuqisë punëtore. Kuotat duhet të jenë të përshtatshme për nevojat e tregut, sidomos të përshtatshme për turizmin dhe ndërtimtarinë, dy veprimtari të cilët kanë nevojë më shumë për kuadro. Vendi jonë dita e ditës po ngelet pa fuqi punëtore edhe pse për gjatë 3 vjetëve të fundit kemi pasur rreth 15.000 studentë të diplomuar, por për fat të keq ata migrojnë jashtë”, tha mes tjerash Qyra./tv21.tv