Alarmohen serbët: Kosova po përgatitet për anëtarësim në NATO

“Po bëhet aksion psikologjik që duhet të na dërmojë, frikësojë dhe detyrojë të dalim nga qëndrimi ynë parimor ashtu që të jemi të lënduar nga presioni, kësaj radhe po luajnë me NATO-n”, tha diplomati Serb Vladislav Jovanoviç, duke shtuar se Serbia tash e disa javë është nën zjarrin perëndimor dhe qëllimi është pajtimi se Kosova është e pavarur dhe nuk do heqin dorë nga kjo, shkruan “Politika”, transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq në takim me Këshillin qendror të SNS përmendi strategjinë e veçantë të perëndimi dhe presionin ndaj shtetit “trim” Greqisë dhe planin që vendet e BE që nuk e kanë pranuar pavarësinë të pajtohen për anëtarësimin e saj në NATO, për të kuptuar “serbët se ka marrë fund”.

“Përmes strategjisë së veçantë dhe presionit duan të arrijnë me Greqinë thuaja nivelin e njohjes”, ka thënë Vuçiq, që pastaj nuk do ishte e nevojshme njohja që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s dhe serbët të kuptojnë se mori fund gjithçka, u shpreh ai.

“Perëndimi ka vendos, që tash të ndërmarr hapa të shpejtë dhe të na sjellë para aktit të kryer të shtetësisë së Kosovës. Tash po luajnë me NATO dhe krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Këto janë lojëra psikologjike që do na dërmojnë frikësojnë dhe të forcojnë argumentet se po humbim kohën kot dhe se do ishte më e dobishme për ne të nënshkruajmë dhe përmirësojmë raportet tona me perëndimin”, shprehet Jovanoviç.

Ognjen Karanoviç drejtor i Qendrës për stabilitet shoqëror tha se po shtohet presioni edhe ndaj vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, ndonëse 13 vjet pas shpalljes ato nuk kanë lëshuar pe sepse disa kanë probleme të ngjashme dhe kjo është shumë e ndjeshme për ta, sipas tij aksioni udhëhiqet nga Amerika dhe pasardhësit e Klinton.

Sipas Karanoviç, administrata amerikane dëshiron zgjidhjen e “problemeve” në Ballkan përmes presionit gjë që nuk ndodhi në kohën e Trump, synimi është kthimi i ndikimit në regjion, shkruan “Politika”.

Ai përkujton se anëtar i NATO-s nuk mund të bëhet askush që nuk ka zgjidh çështjen e kufijve dhe se Kosovën nuk e njohin disa anëtare të NATO-s. Stërvitja e NATO-s në Kosovë ka qëllim forcimin e FSK-së si aleat dhe partnere në terren.

“Situata po tregon se perëndimi me hapa të shpejtë do të zgjidh çështjen e Kosovës përmes aktivizimit të “komponentes së NATO-s” sepse ka pak gjasa që të arrihet anëtarësimi në OKB dhe organizata tjera ndërkombëtare”, thekson Jovanoviç duke përkujtuar tezën se dialogu duhet përfundojë për disa muaj apo deri në shkurtin e vitit 2022.

“Vetë afatizimi është presion dhe bërje me dije se ata nuk presin sabotimin, por të kuptojmë s’do kemi vetëm dëme nëse bëjmë rezistencë. Ai thotë se “platformës së perëndimit duhet t’i përgjigjemi me platformën tonë përmes fakteve të pamohueshme, duke i vënë vendet e perëndimit në pozicion mbrojtës, duke mos pas mbështetje për qëndrimin agresiv ndaj nesh”, tha ai.

Platforma serbe sipas Jovanoviç duhet të theksojë se pavarësia e Kosovës është pjesë e shkatërrimit jolegal të Jugosllavisë që të përfundojë me shkatërrimin e Serbisë, duke përkujtuar ndërkombëtarët se Kosova me dhunë u nda nga Serbia përmes krimit dhe agresionit pa miratimin e OKB-së dhe se pavarësia e Kosovës është në kundërshtim me rezolutën 1244, ku në dy vende përmend sovranitetin e Serbisë derisa të gjendet zgjidhja për statusin e Kosovës.

“Statusi sipas Jovanoviç nuk nënkupton pavarësinë por përcaktimin e madhësisë së autonomisë në shtetin përbashkët dhe përmes kësaj opinioni botëror dhe vendet e perëndimit do duhet të sqaroni veprimet e kryera, gjë që legalizon kërkesën e Rusisë dhe Kinës që direkt të vendosen në procesin e vendimit”, tha ish-shefi i diplomacisë Jovanoviç./BS