Një fitues potencial i Topit të Artë mund të jetë në dispozicion për një çmim jo të lartë këtë verë, me Barcelonën që po kërkon 90 milionë euro për Raphinhan.
Reprezentuesi brazilian nuk i ka vënë ende duart në çmimin prestigjioz të Topit të Artë, por ai është favorite kryesor për ta bërë këtë në vitin 2025.
Kjo për shkak se Raphinha ka shënuar 28 gola dhe ka një numër të madh asistimesh deri më tani këtë sezon.
Përpjekjet e Raphinhas po e ndihmojnë Barcelonën që të synojë titujt në të gjitha frontet si në Ligën e Kampionëve, La Liga dhe në Kupën e Mbretit.
Rëndësia që ai ka për Barcelonën është e qartë për të gjithë, megjithatë, kanë filluar të shfaqen zëra për një largim të mundshëm të tij nga Katalonia.
Kjo për shkak se me dy vite të mbetura në kontratën e tij aktuale, bisedimet për rinovimin e saj duket se nuk kanë përparuar aspak.
Përfaqësuesit e Raphinhas thuhet se po kërkojnë kushte më të mira se sa ato që po i ofrojnë aktualisht drejtuesit e Barcelonës.
Catalunya Radio pretendon se Barcelona mund të jetë në gjendje ta pranojë shitjen e tij këtë verë, në rast se arrin një ofertë e përshtatshme me Raphinhan që vlerësohet diku rreth 80-90 milionë euro.
Raphinha tashmë ka gjeneruar interesim nga Superliga e Arabisë, por edhe klube të mëdha evropiane si Chelsea, Arsenal dhe Manchester United janë admirues të futbollit të tij.