Alarmi i rrejshëm për bombë në “City Mall”, MPB jep detaje pas arrestimeve

Pas njoftimit të zv/ministres së Punëve të Brendshme, Slavjanka Petrovska se janë arrestuar dy persona në lidhje me alramin e rrejshëm për bombë në qendrën tregtare “City Mall”. MPB ka dërguar informacione shtesë ku mësohet se dy të arrestuarit janë të moshës 19-vjeçare, respektivisht bëhet fjalë për personat me iniciale P.C. dhe A.D.

Alarmi i rrejshëm për bombë në qendrën tregtare “City mall” shkaktoi panik tek vizitorët dhe të punësuarit të cilët me shpejtësi kishin lëshuar objektin, ndërsa u deshën vetëm pak minuta që forcat policore të rrethonin qendrën tregtare duke mos lejuar askënd të afrohet.

Në vendngjarje ishin paraqitur njësiti për Antiterrorizëm, zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë. Njoftimin është marrë nga shërbimet të cilët sigurojnë objektin e “City Mall” të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë. Rreth orës 13 e 40 minuta në objekt u lejuan të hynë vetëm të punësuarit, për shkak të kontrolleve të policisë. Policia gjithashtu kreu kontrolle edhe në ndërtesën afër Qendrës tregtare të njohur si City tower.