Alarme për bomba në 14 shkolla të Shkupit

Mëngjesin e sotëm në adresat elektronike të 14 shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të mjeteve eksplozive, njofton MPB.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po kryhen kontrollet antiterror dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.