Alarmante në Shkup, tejkalohet pragu i ajrit të ndotur

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton se pragu i alarmimit për grimcat e pezulluara PM10 (tejkalim mbi 150 μg/m³ për dy ditë radhazi) është tejkaluar në pikat matëse Qendër, Gazi Babë, Karposh, Lisiçe dhe Rektorat në Shkup.

Vlerat e PM10:

Data Qendër Gazi Babë Karposh Lisiçe Rektorat
17/12/2025 151.78 156.55 152.69 232.26 179.25
18/12/2025 186.49 178.92 180.87 266.60 186.70

Si rrjedhojë, nga Ministria e Mjedisit thonë se kanë marrë masa sivijon:

  • Intensifikim i kontrolleve inspektuese ndaj instalimeve industriale me Leje Ekologjike të Integruar, si të tipit A ashtu edhe B, dhe ndaj kantierëve të ndërtimit.
  • Sigurimi i qasjes publike në të dhënat e monitorimit të vazhdueshëm të ajrit për instalimet me monitorim.
  • Intensifikim i kontrolleve të gjendjes teknike të automjeteve, veçanërisht atyre me karburant dizel dhe të paregjistruara.
  • Ndalim i djegies së mbetjeve dhe materialeve të tjera në hapësira të hapura.
  • Rekomandohet që subjektet juridike dhe punëdhënësit:
    • të lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç dhe personat me sëmundje kronike (astmë, infarkt të kaluar të miokardit, goditje në tru), me rekomandim mjekësor;
    • të riorganizojnë orarin e punës për personat që punojnë në ambiente të hapura, duke sugjeruar punën nga ora 11:00 deri në 17:00.
  • Ndalimi i organizimit të aktiviteteve sportive dhe kulturore në ambiente të hapura për shkak të ndotjes së lartë të ajrit.