Alarm te Barcelona: Anulohet miqësorja ndaj Juventusit – helmohen lojtarët

Ndeshja e Barcelonës kundër Juventusit, e planifikuar për të shtunën (sonte) në stadiumin Levi’s në Kaliforni është anuluar.

Njoftimi erdhi pikërisht nga klubi katalanas, që publikoi lajmin në rrjete e tyre sociale.

Në komunikatën e tyre bëhet e ditur se ky anulim i ndeshjes miqësore vije shkaku që disa lojtarë të tyre janë të helmuar.

“FC Barcelona njofton se ndeshja kundër Juventus FC e planifikuar për sot, më 22 korrik në ora 19:30 në Levi’s Stadium, në kuadër të Soccer Champions Tour, është anuluar”.

“Një pjesë e konsiderueshme e skuadrës së blaugranës ka një gastroenterit viral”, thuhet në njoftimin e tyre.


Gastroenteriti viral është një inflamacion i brendshëm të traktit gastrointestinal. Mund të shkaktohet nga rotavirus, norovirus dhe adenovirus.

Në përgjithësi, simptomat fillojnë 1 deri në 2 ditë pas infektimit me një virus që shkakton gastroenterit dhe mund të zgjasin nga 1 deri në 10 ditë, në varësi të virusit që shkakton sëmundjen.