Al Jazeera publikon videon improvizuese: Si u vra Qasem Soleimani nga droni amerikan

Një video në Facebook e publikuar nga Al Jazeera Balkans, tregohet si është vrarë gjenerali iranian Qasem Soleimani. Në video tregohet se kanë qenë dy vetura, që të dyja të bombarduara nga një dron amerikan, ku mbetën të vdekur 11 persona.

Një sulm ushtarak amerikan në Irak vrau Qasem Soleimani-n, komandantin famëkeq të Forcave terroriste Quds, më 2 janar.

Shumica dërrmuese e iranianëve e urrenin Soleimani-n, si një simbol famëkeq i përdorimit të frikësimit e vrasjeve nga regjimi, për krimet e tij kundër popullit iranian e njerëzve të tjerë në rajon.

Gjenerali 62 vjeç e kishte për detyrë që ta mbronte dhe ta forconte ndikimin e Iranit në Lindjen e Mesme përmes operacioneve sekrete dhe klandestine. Ai vlerësohej si person përgjegjës për dhjetëra sulme ndaj forcave amerikane.

Qasem Soleimani ishte gjeneral i lartë në Trupat e Rojeve Revolucionare të Iranit dhe nga viti 1998 ishte komandant i forcave Kuds, të cilat janë kryesisht përgjegjëse për operacionet e jashtme dhe klandestine.

Ai e kishte filluar karrierën ushtarake në luftën mes Iranit dhe Irakut në vitet e tetëdhjeta, kur kishte shërbyer si komandant i Divizionit të 41-të. Më vonë, ai u angazhua në operacione të jashtme, duke ofruar ndihmë ushtarake për Hezbollahun në Liban. Në vitin 2012, Soleimani i ofroi ndihmë edhe qeverisë së diktatorit sirian, Bashar Al Assad, i cili është aleat i rëndësishëm i Iranit. Ai dha asistencë edhe për forcat shiite në Irak, të përkrahura nga Tehrani.

Soleimani u vra nga një sulm me dron nga forcat amerikane më 3 janar, përderisa ishte duke udhëtuar me një veturë afër aeroportit të Bagdadit. Përpos tij, në këtë sulm mbetën të vrarë edhe disa pjesëtarë irakianë të Forcave Popullore të Mobilizimit. Në pozitën e tij tashmë është emëruar gjenerali Esmail Ghaani, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.