Akuzohet për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, GJKKO lë në burg Indrit Taullain

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e sotme vendosi masën “arrest në burg” për Indrit Taullai.

Indrit Taullai u ekstradua nga Kosova mbrëmjen e së enjtes në vendin tonë.

Kujtojmë që 46-vjeçari, ish-anëtar i bandës së Durrësit, u shpall në kërkim nga GJKKO për akuzën e vrasjes me paramendimin e grup të strukturuar kriminal.

Ndërkohë ky i fundit akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, ngjarje të ndodhura në shkurt të vitit 2005.

DOSJA:

Më herët, abcnews.al zbardhi ekskluzivisht dosjen hetimore për ngjarjen në fjalë, në të cilën gjenden detaje mbi mënyrën se si u organizua vrasja e Vajdin Lamajt.

Ndër të tjera, Reçi shprehet:

Ka qenë mesi i muajit shkurt të vitit 2005 kur Lulzim Berisha më ka marrë në telefon duke më pyetur nëse kishja më nga ato “nëntëshet” që janë tritol. Bëhej fjalë për një atentat që do të përgatitej ndaj hasmit tim në Dibër. Unë nuk e bëra këtë atentat pasi pash që ai kishte fëmijët me vete. …

Më tej, Reçi shprehet se minën e mori Indrit Taulllai dhe më pas dëgjoi se ishte vrarë Vajdin Lamaj. Në lidhje me këtë, Reçi shprehet se kishte telefonuar Lulzim Berishën, por ai i kishte thënë se për ngjarjen ka dijeni Indrit Taullai.

Reçi deklaron po ashtu se gjatë bisedave në tavolinë, Indrit Taullai është krenuar me vrasjen e Vajdin Lamajt duke thënë se “pordhën e madhe e kishin bërë copë-copë…“.

Reçi gjithashtu tregon se përmes një të njohuri i kishte siguruar lëndën plasëse grupit të Lul Berishës dhe një natë kishin shkuar sëbashku me ta në garazhin e shtëpisë së tij për të përgatitur tritolin që do të përdorej për një vrasje. Në dëshminë e tij, Reçi thotë se nuk e dinte për kë bëhej fjalë.

Kur kishte pyetur se çfarë vrasje do të bëhej, Reçi tregon se grupi i Lul Berishën i ishin shprehur se bomba do të vendosej në një makinë tip “Volkswagen”, e cila do të shpërthehej në momentin që do të ishte pranë një makine tjetër.