Akuzat tronditëse të Speciales për Sabit Gecin: Kështu i rrahu dhe maltretoj njerëzit LDK-së

Në aktakuzën e ngritur ndaj zyrtarëve politikë në Kosovë, përmendet edhe emri i Sabit Gecit. Për këtë të fundit në këtë aktakuzë thuhet se ka keqtrajtuar fizikisht e psikologjikisht të bugosurit në Cahan, në kazermën ushtarake të UÇK-së.

“Midis prillit dhe qershorit 1999, disa anëtarë të UÇK-së, ndër të cilët SabitGECI, mbajtën të ndaluar së paku 17 persona për periudha kohe të ndryshme në një dhomë në kazermën ushtarake të UÇK-së në Cahan, rrethi i Hasit, Shqipëri. Të ndaluarit u vunë nën masa kufizuese fizike dhe u mbajtën në një qeli të kyçur dhe/ose nën rojë të armatosur. Disa të ndaluar në Cahan u transferuan nga ose për në qendra të tjera të ndalimit të UÇK-së, [REDAKTUAR]”, thuhet në aktakuzë.

Më tutje thuhet se të ndaluarit e keqtrajtuar janë marrë në pyetje dhe u akuzun se ishin përkrahës dhe spiunë të LDK-së që kundërshtonin UÇK-në.

“Midis prillit dhe qershorit 1999, të ndaluarit në Cahan, rrethi i Hasit, Shqipëri, u mbajtën në një qeli të improvizuar, të tejmbushur, të pambrojtur nga kushtet atmosferike, si shiu, temperaturat e ftohta, dhe duhma e një nevojtoreje aty afër. Ushqimi, uji, kujdesi mjekësor, kushtet higjienike e sanitare dhe/ose shtrojat e mbulojat që iu ofruan atyre, ishin të pamjaftueshme. Një numër anëtarësh të UÇK-së rregullisht i rrahën të ndaluarit egërsisht dhe i keqtrajtuan ata psikologjikisht, ndër të cilët SabitGECI. Të ndaluarit u goditënme shkopinj gome, shkopinj, një shufër hekuri, një kamxhik, një patericë, me kondakë pushkësh dhe këpucë, [REDAKTUAR] dhe/ose ndryshe u kërcënuan me vdekje dhe dhunë. Të ndaluarit u morën në pyetje dhe akuzuan se ishin përkrahës dhe spiunë të LDK-së, se shoqëroheshin dhe bashkëpunonin me serbët dhe autoritetet serbe dhe se nuk përkrahnin UÇK-në. [REDAKTUAR]”, thuhet në tutje në aktakuzë./Bota sot