Reformat në administratën shtetërore të Maqedonisë së Veriut duhet të bëhen duke ndjekur parimet e Marrëveshjes së Ohrit të cilat janë ndjekur në hartimin e ligjeve të vendit. Megjithatë ende ka paqartësi kur është fjala për zbatimin e plotë në praktikë. Së fundmi, disa punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes njoftuan Zërin e Amerikës lidhur me ankesat e tyre për diskriminimi mbi baza etnike. Korrespondenti ynë Isak Ramadani bisedoi me njërin nga ta dhe me një zyrtar të lartë të Ministrisë, i cili i kundërshton këto akuza.
Ai thekson se shqiptarët në këtë ministri por dhe në ushtri përballen me pengesa për sa i përket përparimit në karrierë. Ndërkohë, ka ngritur padi në gjykatë ndaj tashmë sh-ministres së Mbrojtjes dhe dy zyrtarëve të tjerë për diskriminim.




