Akuza bombë: Berisha iu ka dhënë pasaporta shqiptare pjestarëve të Al-Kaedës

Shpallja “non grata” e Sali Berishës nga SHBA ka sjellë reagime të forta jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera ku jetojnë shqiptarë.

Gazetarja investigative nga Kosova, Arbana Xharra ka ndërhyrë në një postim të gjatë të Berat Buzhalës, ku merrte në mbrojtje figurën e Sali Berishës.

Xharra shkruante në komentin e saj se Sali Berisha iu ka dhënë pasaporta shqiptare pjesëtarëve të Al Qaeda’s, koment i cili shkaktoi reagime të shumta.

 

Si përgjigje, Buzhala nuk e mohoi këtë akuzë, por theksoi se nuk ishte kjo arsyeja pse SHBA e shpalli të padëshiruar.

“Ama nuk e shpallen per qet pune. Amerika e ka perkrahe Berishen edhe pas Gerdecit, edhe pas 11 janarit. Amerika e goditi Berishen kur ky eshte nje qytetar i parendesishem”, shkruan Buzhala.