Aktorja që luan personazhin e Morticia Addams u shfaq mahnitëse gjatë një eventi të serialit Wednesday

Catherine Zeta-Jones u shfaq tejet elegante gjatë eventit FYC të serialit Wednesday të dielën.

Aktorja 56-vjeçare kishte veshur një fustan të zi me dantellë, që nxirrte në pah linjat e saj të përkryera.

Ajo e kishte kombinuar veshjen me geta të zeza dhe me taka po ashtu të zeza me majë.

Catherina e cila luan rolin e Morticia Addams në serialin Wednsday të Tim Burton, i kishte lëshuar lirshëm flokët e saj të trashë të errët, duke i ndarë pak anash duke i bërë kaçurrela të buta.

Në tapetin e kuq ajo pozoi me bashkë-aktorët Luis Guzman, 69 vjeç, dhe Jenna Ortega, 23 vjeç.

Pjesa e parë e sezonit të dytë të “Wednesday” u publikua më 6 gusht, ndërsa pjesa e dytë më 3 shtator.

Catherine u shfaq mahnitëse në këtë event, duke tërhequr vëmendjen me sytë e saj të mëdhenj kafe.

Seriali Wednsday është një thriller i Netflix i cili fitoi një popullaritet të gjerë.