Aktorja kryesore e filmit të famshëm “Titanic”: Fama ishte e tmerrshme

Kate Winslet është aktroja kryesore e filmit të famshem “Titanic”. 48-vjeçarja u shfaq dhe dha intervistë në revistën “PORTER”.

Ajo tregoi se fama që mori direkt pas filmit ishte e tmerrshme dhe se ajo duhej të sillej në një mënyrë që publiku donte dhe jo vetë ajo.

“U ndjeva sikur duhet te dukesha në një mënyrë të caktuar, sikur duhet të isha ajo që donin të tjerët dhe sidomos për shkak të ndërhyrjes së tepërt të mediave në atë kohë, ndihesha sikur kisha një jetë të palumtur”, u shpreh ajo.

Kujtojme se aktorja ka luajtur pranë yllit të kinemasë amerikane, Leonadro DiCapro. Që të dy morën një hov në suksesin e tyre profesional pas filmit ‘Titanic’.

Megjithatë Kate pranon se eksperienca që ajo ka kaluar ka qenë e bukur