Aktorja e njohur kosovare po bëhet nënë për herë të dytë

Edona Reshitaj po bëhet nënë sërish.

Aktorja e njohur Edona Reshitaj është në pritje të ëmbël, këtë gjë e bëri të ditur bashkëshorti i saj, Besart Sllamniku, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi, Sllamniku u shpreh i lumtur që familja e tij po zgjerohet,teksa shkruan se shumë shpejt do të bëhen katër.

“Po bëhem baba. Pjesa e dytë”, ka shkruar aktori sipër fotografisë.

Ndryshe, Edona Reshitaj është nënë e një djali, të cilin e solli në jetë tre vite më parë dhe e pagëzoi Dukë.