Aktorët Ryan Reynolds dhe Blake Lively do të dhurojnë një milion dollarë për refugjatët ukrainas

Ryan Reynolds dhe Blake Lively janë treguar bujarë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, transmeton lajmi.net.

Aktori, ditën e djeshme, ka treguar se ai dhe gruaja e tij, Blake, do të japin donacione deri në një milionë dollarë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në mbështetje të refugjatëve ukrainas.

“Në 48 orë, ukrainas të panumërt u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në vendet fqinje”, shkroi Ryan në një postim në Twitter nga organizata jofitimprurëse./Lajmi.net/