Ryan Reynolds dhe Blake Lively janë treguar bujarë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, transmeton lajmi.net.
Aktori, ditën e djeshme, ka treguar se ai dhe gruaja e tij, Blake, do të japin donacione deri në një milionë dollarë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në mbështetje të refugjatëve ukrainas.
“Në 48 orë, ukrainas të panumërt u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në vendet fqinje”, shkroi Ryan në një postim në Twitter nga organizata jofitimprurëse./Lajmi.net/



