Aktorët binjak bëjnë vetëvrasje të dyfishtë

Vëllezërit binjak Joe dhe Billy Smith janë gjetur të vdekur të shtunën në Angli, kanë konfirmuar mediat angleze.

Shkaqet e vdekjes së tyre nuk u bënë publike.Trupat e tyre u gjetën në një rrugë në fshat afër një fermë në Sevenoaks.

Ata besohet se kanë marrë jetën e tyre në një vetëvrasje të përbashkët, cituan burimet e The Sun.

Paddy Doherty, ylli kryesor i serialit ku dy vëllezërit kishin rol, ka shkruar: “Dy vëllezër binjakë, dy djem të pashë, Zoti i prehtë shpirtrat e tyre”