Aktivisti serb kritikon ashpër Listën Serbe, paralajmëron protestë: Kërkojmë punë për ata që lëshuan institucionet e Kosovës

Aktivisti serb, Stefan Veljkoviq, ka shkruar një status në profilin e tij në Facebook, ku ka treguar një pyetje të djalit të tij 3-vjeçar. Ai ka shkruar se djali i tij e ka pyetur se çka janë këto zhurma, pasi dëgjoi sirenat dhe fluturimin e helikopterit.

Si pasojë e situatës së tensionuar në veri, ai ka paralajmëruar një protestë për shkak të gjendjes së rënduar sociale.

“Prandaj, në ditët e ardhshme ne, prindërit dhe kujdestarët që s’kanë asnjë të ardhur nga Serbia, do të organizojmë një portestë përpara autoritete të Mitrovicës. Ne do të kërkojmë që ata që i lanë institucionet e Kosovës t’u jepen kontrata pune.” – shkroi ai.

Veljkoviq ka kritikuar ashpër edhe Listën Serbe, duke i akuzuar se kanë nga 5 rroga, 5 apartmente, shtëpi e villa.