AKtivistë nga Tetova alarmojnë për rrezikun nga helmet për qentë

Një grup aktivistësh vendosi posterë nëpër Tetovë me qëllim që ta alarmojë opinionin për shkak të individëve të
pandërgjegjshëm të cilët me lënien e helmeve për qentë endacakë, rrezikojnë edhe jetët e fëmijëve si dhe njerëzve të tjerë.
Shkas për këtë aksion të tyrin është helmimi i qenve endacakë para disa kohe në parkun e Tetovës. Në posterë shkruhet “Sot qeni, nesër fëmija”, “Stop për helmet, vrasës, jeni parë”, “Vendosja e helmeve është vepër penale” , si dhe
fotografi për rrezikun.
Nga grupi i njerëzve, dashamirë të kafshëve, thonë se kanë njohuri për individët të cilët i kanë helmuar qentë, të cilët do t’iu tregohen institucioneve nëse sigurohen dëshmi. Në drejtim të përmirësimit të gjendjeve, ata po tentojnë së bashku me ndërmarrjen e cila mori tender nga komuna me obligimin që t’i sterilizojë qentë endacakë, në atë mënyrë ta ulin agresivitetin e qenve meshkuj, si dhe të ulet numri i kafshëve endacake./MIA