Aktakuza për Banjskën: Radoiçiq kishte dhjetëra miliona euro në pronësi

Bazën ushtarake e pati në Serbi, e atë financiare andej e këndej kufirit.

Ani se vet nuk deklaroi kurrë llogari bankare, as që ishte i punësuar, i shumëkërkuari serb Milan Radojiciq, milionat i pati nëpër duar.

Ato sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të siguruara nga televizioni, kryesori i terroristëve të dyshuar të Banjskës i mori nga firmat që në fakt nuk i pati kurrë në emër të tij, por të shokut Radule Steviq.

Krahun këtij ia mbajtën edhe vëllezërit Zvonko e Zarko Veselinoviq.

Këtyre, ky ua ktheu 40 për qind të aksioneve të kompanisë së ndërtimit “INKOP” dhe pesë filialeve të tjera, pas sulmit të 24 shtatorit.

30 milionët e kësaj kompanie i la, por milionat i erdhën edhe në mënyrë indirekte nga bizneset që i pati në emër të të pandehurit Radule Steviq në tri emërtime të ndryshme, “RAD 028”, “RAD DOO” dhe “RADULE STEVIC B.I”.

Me to nuk e pati hiç problem që të marr tenderë në Kosovë e edhe në Serbi.