Aksioni në veri, Sveçla: Sundimi i rendit dhe ligjit pa dallim do të vazhdojë të jetë qëllimi ynë

Policia e Kosovës gjatë një aksioni në veri i ka mbyllur gjashtë njësi të Bankës Postare të Kursimeve.

Lidhur me këtë aksion ka folur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Sveçla tha se aksioni u ndërmorr për ta vendosur ligjshmërinë dhe pas autorizimit të prokurorit.

Ai i përgëzoj institucionet lidhur me këtë arritje.

“Sundimi i rendit dhe ligjit, shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim do të vazhdojë të jetë qëllimi ynë për të cilin jemi zotuar në vazhdimësi”, tha Sveçla.